Kushi: Parashikohet një paketë e 3-të, Shqipëria më e avantazhuar se vendet e rajonit për turizmin

Kushi: Parashikohet një paketë e 3-të, Shqipëria më e

E ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, deputetja e PS Evis Kushi deklaroi se sektori i turizmit është nga më të prekurit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo tha askush nuk mund ta parashikojë se sa do zgjasë kjo situatë dhe se parashikohet të ketë një paketë nga qeveria për këtë sektor.

Evis Kushi: ''Sektori i turizmit është një nga sektorët që është prekur më shumë nga pandemia e koronavirusit, dhe i gjithë sektori është në vështirësi të madhe. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet, sidomos te ato vende që e kanë shumë të varuar ekonominë e tyre nga industria e turizmit Përsa i përket paketës, ne duhet të kemi në konsideratë shumë faktorë. Paketa duhet analizuar duke marrë në konsideratë situatën dhe konteksin e kohës në të cilën jao u hartua dhe u miratua. Paketa e parë u miratua në muajin mars dhe e dyta në muajin prill. Askush nuk mund ta parashikojë se sa do zgjasë kjo situatë. Ne kemi filluar hapjen, por është e paparashkueshme se sa do zgjasë kjo situatë.  Përsa i takon sektorit të turizmit, paketa e dytë përfshiu 10 mijë punonjës të kësaj industrie, u vu në dispozicion paga e luftës, 400 mijë lekë për këta punonjës që u prekën. Garancia sovrane po ashtu, e cila e ndan riskun midis qeverisë dhe bankave e cila është një mundësi shumë e mirë për sektorin, për bizneset që operojnë në këtë industri dhe në  Përsa i takon tatim fitimit, detyrimi është shtyrë në kohë për të bërë një riskedulim dhe afati është 31 dhejtori i këtij viti. Janë marrë disa masa për të mbështetur këtë sektor në kohë lufte. Persa i takon sezonit turistik, nuk ka një vendimarrje finale se si do jetë hapja. Jo vetëm për Shqipërinë edhe për vendet e tjera. Ky është një vendim i rëndësishëm Po mendohet edhe një paketë e tretëm, është akoma herët dhe nuk mund të flas. Parashikohet që në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor mund të kemi një paketë të 3 nga qeveria për përballimin e situatës.''

Kushi mendon se Shqipëria është e avantazhuar përsa i përket turizmit në krahasim me vendet e rajonit.

Evis Kushi: ''Nëse do të marrim vendimin për hapjen e sektorit, duhet të kemi parasuysh që Shqipëria ka disa avantazhe me vendet e rajonit përsa i përket turizimit pasi çmimet janë të ulëta. Kjo nuk është kohë për luks, dhe turistët e huaj mund të përfitojnë nga çmimet e ulëta. Turizimi në Shqipëri bazohet te turistët e vendeve të rajonit, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, pra këta vijnë më shumë nëpërmjet transportit rrugor dhe jo atij ajror. Përveç kësaj strukturat turistike në vendin tonë janë të vogla dhe menaxhohet nga pronarët, dhe pas krizës këto struktura mund të vihen në funksion më shpejht se ato të mëdha. Avantazh tjetër do ishte se turizimi është fokusuar në sezonin e verës, pra nuk e kemi të shpërndarë turizmin në mënyrë uniforme në të gjithë vitin.''

EMISIONET