Një kosovar është filmuar duke qëndruar me celular në dorë në bagazhin e makinës, e cila është në lëvizje.

Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur dje në autostradë. Nga imazhet vihet re se makina ka ndezur bllokazhin dhe djali është me celular në dorë.

Nuk dihet nëse ai ndodhet në bagazh pasi po filmon dicka apo ka ndonjë arsye tjetër. Megjithatë, pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

/Ora News.tv/