Kush janë shqiptarët që garojnë për zgjedhjet europiane në Itali

Kush janë shqiptarët që garojnë për zgjedhjet europiane

Në Itali këtë vit shënohet një numër i lartë shqiptarësh që kandidojnë në zgjedhjet lokale.

Në 3800 komuna, 150 bashkëkombës renditen në listat e partive që janë në garë.

Por po ashtu 50 milionë italianë janë thirrur dhe për të bërë zgjedhjen e tyre për parlamentin evropian, ku ndër kandidatët është dhe shqiptarja Geri Ballo, e cila garon në emër të qendrës së majtë italiane.

Ballo është në listën e Kolegjit Zgjedhor të Italisë së jugut ku janë përfshirë rajonet si Kalabria, Abruzzo, Molise, Basilicata, Puglia e Campania.

Ajo është një figurë e njohur për komunitetin shqiptar e arbëresh në Itali.

Në listat zgjedhore përkrah forcave e aleancave të ndryshme politike, kandidatët shqiptarë janë pothuajse të gjithë profesionistë, familjarë e sipërmarrës të suksesshëm.

Një prej tyre është Eva Meksi, emigrante shqiptare që kandidon në Bari, e cila ka mbërritur në Itali me anijen "Vlora" në fillim viteve '90.

Avokatja, Uljana Gazidede, me profesionin avokate e pjesë e listës Demokratike, Ekologjike Progresiste.

Profesioniste e suksesshme është dhe avokatja, Ilda Beqo, e cila kandidon në qytetin e Modenas me listën e qëndrës së majtë italiane.

Shumë prej kandidatëve kanë lindur në Itali, por prindërit i kanë shqiptarë.

Xheimina Dervishi, 19 vjeç, ka lindur në provincën e Vareses, ndërsa familja e saj është me origjinë nga Kavaja.

Eleonora Bytyqi, 21 vjeç, e cila kandidon në listën demorkatike në komunën Turriaco. Ndërsa Dejnada Kasa, 22 vjeç, kandidon në provincën e Pavias.

Këta janë vetëm një pjesë emrave shqiptar që sot do të jenë në provën e votës në Itali.

Një tjetër veçanti është dhe larmia e përfaqësimit të tyre politikë.



EMISIONET