Kohët e fundit, është kthyer në trend që në Shqipëri femrat të merren me muzikë rap. Nëse dëgjoni projektet e tyre muzikore, do të kuptoni ngjashmërinë me ‘diss-et’ e repereve amerikane.

Para pak vitesh, filluan meshkujt të merren me këtë rrymë, por duket se ia kanë lënë rradhën femrave. Këto janë reperet shqiptare dhe këngët me të cilat u bënë të njohura tek publiku shqiptar, transmeton Ora News.

1-Gjira ishte e para që hyri në këtë rrymë me këngën “Çka po don me t'knu zemër” në vitin 2012.

2-Më pas, erdhi Fifi me këngën “Big Booty” në bashkëpunim me Ciljetën në vitin dhjetor të 2015.

3- Melinda Ademi, pasi befasoi jurinë e American Idol solli këngën rap “Lulija” në duet me Seven Saraci. Më parë, ajo publikoi këngën Purr, por nuk ishte tërësisht në rrymën e hip hop-it.

4-Rina Balaj, pas disa këngëve pop, eksperimentoi në rap me “S’ka konkurenc” në duet me Feron që doli në treg në prill të 2018.

5-Tayna mori vëmendje të madhe në qershor të 2018 me klipin e parë muzikor “Columbiana” në duet me Don Phenom.

6- Sarah kishte publikuar këngën “Put you on” më parë, por suksesin e arriti në duetin  me Don Phenom në “Dirty Wine”. Kënga doli në treg në korrik të 2018.

7-Nikka eksperimentoi në rrymën rap në shtator të 2018 me “Nina nona”.

/Ora News.tv/