Kush janë dy viktimat shqiptare? Shuhen ëndërrat e futbollistit të ri e sipërmarrrësit të vogël

Kush janë dy viktimat shqiptare? Shuhen ëndërrat e futbollistit

Tragjedia e shëmbjes së urës Morandi në Genova të Italisë ka hidhëruar mjaft dhe Shqipërinë. Në bilancin ende të hapur të viktimave regjistrohen dhe dy të rinj shqiptarë:

Marjus Djerri 22 vjec e Admir Bukrina 32 vjec.

Marjus Djerri ishte me origjinë nga Shijaku e me pasiionin e madh për futbollin .

Prej vitit 2015 luante në rolin e sulmuesit në skuadrën amatoriale Black Out të provincës së Genovas. Sic e dëshmon dhe skeda e tij si lojtar, gjatë sezonit 2016-2017 Marjus kishte shënuar 10 gola me skuadrën e tij.

Në momentin e tragjedisë ai po udhëtonte për të punuar drejt komunës Rapallo e po tranzitonte mbi urën Morandi.

Familjarë e Marjus Djerrit që gjatë ditës së djeshme kishin deklaruar zhdukjen e tij duke e kërkuar në spitalin San Martino të Genovas.

Në furgonin e punës ai udhëtonte së bashku me shqiptarin tjetër Admir Bukrina 22 vjec me origjinë nga fshati Oblik i Shkodrës.

Admir Bukrina ishte i martuar e sipërmarrës e një shoqërie të vogël ndërtimi. Bisnesi i tij rezulton i regjistruar e si pronar i vetëm prej 5 dhjetorit të vitit 2016.

Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e dy viktimave shqiptare dhe ka vënë në dispozicion dy numra celularë për t'i ardhur në ndihmë familjarëve të viktimave.

Mediat italiane informojnë se familjarët e dy viktimave shqiptare kanë qënë të pranishëm në momentin kur trupat e tyre janë nxjerrë nga gërmadhat.

EMISIONET