Zbulohen emrat e 9 prej 10 personave të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

3 ton e gjysëm kanabis sativa dhe kokainë të cilave u shkonte vlera në 40 milionë euro janë sekuestruar nga 2 vite hetimi të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në pranga ranë 37 persona dhe operacioni u krye njekohesisht në Shqipëri e Itali.  Në Vlorë u arrestuan 10 dhe sipas hetimeve dyshohet se organizimi i trafikut realizohej po nga ky qytet.

Sipas hetimeve dyshohet se kreu i grupit eshte Mariglen Duçellari.

Në Vlorë janë arrestuar

  1. Julian Bejdollari, 43 vjeç
  2. Aurel Kalari, 53 vjeç
  3. Ilirjan Zaimi, 51 vjeç
  4. Mariglen Duçellari
  5. Kleo Bregu, 55 vjeç
  6. Rexhino Muçaj, 25 vjeç,
  7. Alban Koshi, 53 vjeç

Emrat e 24 prej të arrestuarve në Itali

  1. Antonio Pashollari
  2. Bashkim Skura
  3. Oliver Smakaj
  4. Hasan Tali
  5. Manushaqe Korri
  6. Kreshnik Laçi
  7. Ervin Mandri
  8. Ledjo Pashaj
  9. Ardi Hilaj
  10. Ardit Hoxhaj
  11. Elton Ismaili
  12. Marjus Kaçani
  13. Bledar Allmuça
  14. Shkëlzen Daçi
  15. Vullnet Daçi
  16. Fatmir Doka
  17. Erind Garubi
  18. Flamur Gjika
  19. Lindita Gjika
  20. Elton Hamza
  21. Agron Tosku
  22. Dritan Zaganjori
  23. Edison Sharka
  24. Rolando Laçi

Te shpallur në kërkim 

Robert Myftari, 47 vjeç

Droge e miliona- 3.5 ton kanabis sativa dhe kokainë - të cilave ne treg u shkonte vlera në 40 milionë euro - u sekuestruan gjate 2 viteve hetimi të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro mes tyre 15 apartamente 1 gomone si dhe automjete lukzose. Po në Vlore është sekuestruar dhe gomone që dyshohet se përdorej për trafik droge.

Hetimet- Hetimet për këtë grup nisën në mars të 2017 dhe vazhduan deri më janar të 2019 ku u zbardh një trafik droge përmes Shqipërisë e rajonit Puglia në Itali.

Kanë qenë dëshmitë e dy të ndaluarve që kanë zbërthyer organizimin e rrjetit dhe mënyrën se si funksiononin. Falë tyre u bë e mundur sekuestrohet në ujërat e Molfeta në provincën e Barit, një gomone me mbi 1 tonë marijuanë e të arrestohen 2 skafistë shqiptarë.

Gjithashtu janë sekuestruar municione për kallashnikov dokumente te falsifikuara, skeda telefonike etj.

Ndërsa një magazinë në komunën Savelletri të Barit shërbente dhe si pikë shpërndarje.

Gjatë hetimeve të operacionit është arrestuar në flagrancë në Sarandë në Shqipëri një çift italian nga Bari me një kamper turistik me gjysëm toni marijuanë që po udhëtonte nga Saranda duke kaluar në rrugë tokësore drejt Greqisë me destinacion Barin.

Arrestohet polici italian - Hetimet komplekse të operacionit si telefonike ashtu dhe ambientale çuan në arrestimin dhe të një punonjësi të forcave të rendit të policisë italiane, i cili ka bashkëpunuar në fabrikimin e dokumentave të identifikimit të falsifikuara dhe në përcjelljen e informacioneve të rezervuara nga Ministria e Brendshme italiane.

Një rol të rëndësishëm në hetime luajti dhe ekzekutimi i operacionit të koduar "Shefi", i cili më 14mars 2018 coi në arrestimin e 43 personave shqiptarë e italianë. 

Lexoni: Trafiku i drogës drejt Italisë organizohej nga Vlora, kreu i SPAK: Hetim zyrtarëve që e lejuan

/Ora News.tv/