Kush do të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë?

Kush do të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë?

Ndërsa po afrohet dita e mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit, presidenti Trump ka marrë situatën në dorë duke zhvilluar deri në dy mitingje në ditë. Ai i paralajmëroi mbështetësit e republikave se “gjëra të këqija do të ndodhin” nëse nuk dalin të votojnë.

Pas dy vjetësh në hije demokratët në Shtetet e Bashkuara po shpresojnë se zemërimi për çështjen e kontrollit të armëve, sistemin shëndetësor dhe emërimin e gjyqtarit Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë, do t’u japë përparësi në zgjedhjet e mesmandatit që zhvillohen të martën më 6 nëntor.

Slogani "nëntori po vjen" është kthyer në kryesorin e demokratëve të cilët pritet që të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Senati mbetet një bast i vështirë, sipas Carroll Doherty, drejtori i sondazheve politike i Qendrës së Kërkimeve Pew.

Pavarësisht se përparimi i demokratëve mund të jetë i vogël, presidenti Donald Trump dhe republikanët e kanë marrë seriozisht fushatën.

Në javën para zgjedhjeve Trump-i ka parashikuar deri në dy mitingje në ditë në shtete ku gara është e ngushtë.

Demokratët duhet të marrin 23 vende në Dhomën e Përfaqësuesve për të fituar kontrollin.

Historikisht partia që kontrollon Shtëpinë e Bardhë humb zgjedhjet e para për Kongresin.

Nëse demokratët fitojnë kontrollin, ata mund të shqyrtojnë nga taksat e paguara nga presidenti deri dhe marrëveshjet e dyshimta të biznesit me Rusinë dhe konfliktet e interesit.

EMISIONET