Kush do jetë pasuesi i Lerdës, ja emrat e përfolur

Kush do jetë pasuesi i Lerdës, ja emrat e përfolur

Humbja në derbi me Tiranën la një shije të hidhur tek skuadra e Partizanit, e cila një ditë më pas nuk ngurroi të largonte trajnerin Franco Lerda.

Tekniku italian nuk arriti të implementonte tek të kuqtë filozofinë e tij duke bërë që Partizani të humbiste petkun e një skuadre solide.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pritur me padurim këtë vendim të presidentin Gazment Demi.

Ish-sulmuesi i Partizanit por edhe i kombëtares shqiptare, Edmond Dosti nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook është shprehur se trajneri i ri i të kuqve duhet të vijë brenda familjes së Partizanit.

Emri më i përshtatshëm sipas Dostit është Dritan Mehmeti. 39-vjeçari është një emër i njohur tek 16 herë kampionët e Shqipërisë ku në një bashkëpunim të shkëlqyer me ish-trajnerin Skënder Gega rikthyen Partizanin kampion pas 26 vitesh.

Ndërkohë, kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e demave është edhe ish-portieri dhe kapiteni te kuqve , Orgest Shehi. Durrsaku që më parë ka drejtuar Skënderbeun ka luajtur për 5 sezone me kryeqytetasit në periudhën 2005-‘09. Shehi aktualisht është një trajner ilirë dhe kuptohet si kandidati favorit për tu ulur në stolin e kryeqytetasve.

Partizani pas 15 javësh kampionat ka regjistruat 7 fitore 4 barazime dhe 4 humbje duke u pozicionuar ne venin e 3 me 25 pikë, 2 më pak se Kukësi kryesues.

EMISIONET