I ftuar në Ora Sport, eksperti atletik Fabio Kurti foli për sistemin e matjes së vrapimit të lojtarëve.

Ai thotë se ky sistem ka kosto të madhe por përfitimi është akoma më i madh pasi rritet dhe vlera e lojtarëve.

Fabio Kurti: U surprizova me ndeshjen sepse me të kuqin që mori Flamurtari mendoja se do të ishte thjesht një ndeshje kalimtare. Ndeshja u bë shumë e fortë dhe Flamurtari tregoi një anë që kishte kohë që nuk e kishte shfaqur. Më pëlqen mënyra se si Laçi del në kundërsulm. Ata bëjnë më pak kilometra por janë më shumë efikasë. Më pëlqeu Flamurtari që e vendosi në vështirësi Laçin me lojtarët e saj të talentuar. Në fund besoj që fitoi ekipi më i mirë. Elementi i tillë duhet gjatë seancave stërvitore pasi është e rëndësishme të dinë se sa vrapojnë dhe në çfarë mënyre. Kjo të dërgon në ndeshje. Nëse ti arrin rezultate të mira në stërvitje, ti do jesh në të njëjtën formë në ndeshje. Është e kushtueshme por bilanci që ajo të jep prapsht është shumë herë më fitimprurëse se ajo që jep.

/Ora News.tv/