Kur Rama deklaronte në 2010 se si njeri i artit dhe kulturës nuk pranonte talebanizmin me objektet

Kur Rama deklaronte në 2010 se si njeri i artit dhe kulturës nuk

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama një deklaratë të tij të vitit 2010 kur ishte kryetar bashkie.

Asokohe, Rama thoshte se në cilësinë e kryetarit të bashkisë por dhe si njeri iartit, nuk e pranonte dot talebanizmin në raport me objeketet.

Sipas tij taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetare dhe libra fetarë.

''E them në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e njeriut të artit dhe të kulturës, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse çfarëdo kohë qoftë dhe me cfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetare dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashegiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë. Nuk e bënë gjermanët megjithëse angazhuan konkursin më spektakolar ndërkombëtar për Bundestagun dhe arkitektin me në zë të momentit, Norman Fosterin, nuk e bënë që ta shembnin Rajhstagun e vjetër dhe në vend të tij të ndërtonin diçka tjetër.''

Dje rreth orës 04:30 të mëngjesit nisi aksioni për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nga veprim nxiti reagime të shumta deri në protesta nga artistë, intelektualë dhe politikanë.

EMISIONET