Shumë nga ne sapo ngrihemi nga gjumi kërkojmë të konsumojmë menjëherë kafe megjithatë shumë studime tregojnë se ndërmjet orës 08:00 dhe 09:00 të mëngjesit në trupin tonë nivelet e kortizolit janë më të larta. Kortizoli jo vetëm është hormoni i stresit por gjithashtu lidhet dhe me nivelin tonë të vigjilencës. Edhe pse niveli i kortizoleve është në maksimum ndërmjet orës 08:00 dhe 09:00  ka raste kur ato arrijnë kulmin ndërmjet orës 12:00 dhe 13:00 sipas ekspertëve. Pothuajse të gjithë e dimë që prija e kafes mbasdite nuk është ide e mirë sidomos për ato njerëz të cilët kanë probleme me gjumin, por ka raste që edhe konsumi i kafes në këtë pjesë të ditës nuk funksionon. Prandaj këshillohet se momenti më i mirë për të konsumuar kafenë është ndërmjet orës 09:00 dhe 11:30 ndërsa këshillohet të shmanget pirja e saj në orën 17:30 deri 18:30 pasi kortizoli është në nivelet më të larta.  

/Ora News.tv/