Historia e ngërçit të by-passit të Fierit duket se nuk ka fund. Për 22 km rrugë në 6 vite më shumë janë bërë premtime të pambajtura sesa punë.

ARRSH mbylli procedurat e fundit të kompanisë fituese që në tetor të 2018 dhe punimet parashikoheshin të nisnin në nëntor me një kohëzgjatje prej 15 muajsh.

Ministrja Balluku premtoi hapjen në 1 maj.

Kanë kaluar më shumë se dy javë dhe ende kontrata prej 38 milinë eurosh e financuar nga BERZH mbetet pa realizuar.

Punimet në këtë by-pass janë deklaruar shumë herë si drejt përfudnimit.

E njëjta gjë ndodhi dhe në janar të këtij viti ku ARRSH deklaroi mbylljen edhe të korsisë që kishte në funksion me qëllim përfundimin e  punimeve dhe vënien në funksion të by-passit në 1 maj.

Nga mungesa e by-passit të Fierit rruga për në jug të vendit me afrimin e sezonit turistik do të përballet me një trafik të rënduar dhe orë të gjata pritjeje.

Nëse në vend të premtimeve do të ishte bërë më shumë punë atëherë ky by-pass do të ishte funksional prej shumë kohësh.

/Ora News.tv/