Kur dialogon me Ramën...

Kur dialogon me Ramën...

Më shumë se tre vjet më parë kur sapo kishte ardhur nga Serbia pas takimit me Vuçiç, kryeministri Rama gjente guximin të dilte në mes turmës që protestonte për shpëtimin e ndërtesës së Gjeologjikut, për të mos lejuar ti kalonte Ministrisë së Drejtësisë.

Rama: A e kuptoni që kjo që bëni e kuptoni që është sikur po i thoni që nuk keni vajtur në mësim apo jo?

Ky ishte një lloj dialogu që Rama e kërkon sërish me studentët, por që kësaj radhe ata e refuzojnë, ndryshe nga sa bënë në vitin 2015.

I bindur në verisonin e vet kryeministri përdori këtë gjuhë komunikimi me studentët dhe pedagogun Jorgo Vllaho.

Rama: Jemi këtu për të diskutuar, a mund të flas me këta studentët se nuk dola për ty, dakord. Nuk dola për ty, unë kam dalë për studentë.

Jorgo Vllaho: E kam krijuar unë atë, nuk e kanë krijuar ata. E kam krijuar unë 40 vjet që nga '60. Ta dini se unë jam zbulues i Gjegjanit të Kukësit. Ka dekorata aq shumë sa më dhimbset ai, kam punuar në tërë Shqipërinë.

Rama: Jam shumë i nderuar që kam mundësinë t'ju njoh.

Jorgo Vllaho: Nuk ka kompromis, mos bëni kompromis. Vetëm aty Fakulteti se shkatërrohet, nuk bëhet transferimi.

Rama: E kuptoj se jeni të suprizuar se kishit në plan të bërtisnit dhe ju doli mundësia për të biseduar. Unë nuk kam dalë të bëj miting. Doni sqarim, ju sqarojnë drejtuesit juve se çfarë po bisedojmë.

Edhe pas asaj proteste, godina e Fakultetit të Gjeologji-Miniera është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe si pasojë mbi këtë godinë Universiteti nuk mund të kryejë asnjë investim për përmirësimin e kushteve dhe as qeveria nuk e ka bërë këtë në këto 3 vite.

EMISIONET