Kuqezinjtë bëjnë "zbor" në Gjermani, në fokus taktika

Kuqezinjtë bëjnë "zbor" në Gjermani, në fokus

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e parë në tokën gjermane. Nën drejtimin e trajnerit, Edi Reja dhe stafit teknik kuqezinjtë kanë qëndruar në fushën sportive të FC Oberstedten për 105 minuta, ku kanë marrë ngarkesën e duhur fizike.

Në qendër të saj, ishin gërshetimi i elementeve taktike me përshtatjen e tyre në skemat lojës. Nesër kthehet regjimi me dy stërvitje në ditë (paradite dhe pasdite), 10:30 stërvitja paradites dhe në 17:00 pasdite. Ndërsa të mërkurën, ekipi do të zhvillojë një stërvitje.

Të enjten, në mesditë, skuadra kombëtare dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron, nisen nga aeroporti i Frankfurtit për në Rejkjavik me avion charter. Menjëherë pas ndeshjes, me të njëjtin avion komod, ajo do të kthehet në Rinas, për të vazhduar grumbullimin në Durrës për ndeshjen e 11 qershorit kundër Moldavisë.

EMISIONET