Kupa e Italisë ka rezervuar rezultate surprizë dhe lumë golash në fazën e 1/16-ave të saj. 

Kështu, Udinese shokoi Bolognan e Mihajlovic në "Dacia Arena" duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 falë golave të Barak, De Maio, Mandragoras dhe Lasagnas.

Surprizën në këtë raund të Kupës së Italisë e bëri Perugia që mposhti 2-1 Sassuolon brenda në "Mapei Stadium" dhe do të masë forcat me Napolin në fazën tjetër.

Edhe Milani mësoi kundërshtarin e tij, që do të jetë Spali. Me Etrit Berishën në fushë, skuadra e Leonardo Semplicit mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Leccen, duke prerë biletën për në fazën tjetër.







/Ora News.tv/