Kupa e Italisë/ Hysaj humb toruan, skuqet pas 19 minutash lojë

Kupa e Italisë/ Hysaj humb toruan, skuqet pas 19 minutash lojë

Mbërritja e Gennaro Gattuso u duk sikur ktheu harmoninë te kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi e ka nisur shpesh si titullar sfidën, diçka që ndodhi edhe në ndeshjen e sotme kundër Lazios, e vlefshme për raundin e 1/4-ave të Kupës së Italisë. Por, vetëm 19 minuta ka zgjatur takimi për Hysaj.

Kjo për shkak se shkodrani u ndëshkua me karton të verdhë, i dyti në këtë takim. Ndërhyrja ndaj sulmuesit më të mirë momentalisht në Itali, Ciro Immobile i kushtoi ndëshkimin me karton të kuq, duke lëne me 10 futbollistë të tijët.

EMISIONET