Kupa e Botës/ Statistikat interesante të vendosura në Rusi 2018

Kupa e Botës/ Statistikat interesante të vendosura në Rusi 2018

Kupa e Botës 2018 ka ulur siparin të dielën që lamë pas, me Francën që u kurorëzua si skuadra më e mirë e globit, duke ngritur dhe për herë të dytë titullin e lakmueshëm.

Bashkë me Francën, të shumta janë rekordet e vendosur gjatë turneut katër javor në Rusi, ku ne i kemi listuar më poshtë:

2

Franca fitoi titullin e dytë të Kupës së Botës duke mundur Kroacinë 4-2 në Moskë, duke i shtuar kështu suksesin në vitin 1998. Trajneri Didier Deschamps u bë njeriu i tretë në histori që fitoi turneun si lojtar dhe trajner, pasi ishte kapiten në vitin 1998.

169

Rusia ka parë 169 gola në 64 ndeshje, mesatarisht 2.64 gola për takim. Një shifër relativisht e ulët, duke parë mesataren në 2.7 në Brazil 2014, pavarësisht numër të lartë të takimeve, pasi 4 vite më parë në Kupën e Botës merrnin pjesë 24 skuadra.

16

Numri i golave të shënuar nga Belgjika, me "djajtë e kuq" që kishin sulmin më të mirë në Rusi 2018. Belgët arritën deri në fazën gjysmëfinale, duke u eliminuar nga Franca, por zunë vendin e tretë, pasi mposhtën në finalen e vogël Anglinë, 2-0.

2

Numri më i ulët i shënuar nga 12 skuadra të këtij turneu, përfshirë edhe kampionët në fuqi Gjermaninë, të cilët u eliminuan që në fazën e grupeve pas dy humbjeve në tre ndeshjet e tyre.

11

Numri më i lartë i golave të pësuar, me Panamanë që mori dhe çmimin famkeq. Gjashtë prej tyre u pësuan vetëm gjatë humbjes ndaj Anglisë.

6

Numri i golave të shënuar nga fituesi i "Topit të Artë" të turneut, Harry Kane. Kapiteni i Anglisë shënoi tre penallti.

12

Numri i autogolave të shënuar në Rusi 2018, duke thyer rekordin e mëparshëm prej shtatë të tillash. Mario Mandzukiç i Kroacisë u bë lojtari i parë që shënoi një autogol në finalen e Kupës së Botës, kur ai dërgoi topin në rrjetën e tij në minutën e 18-të të ndeshjes ndaj Francës.

9

Numri i golave që erdhën në minutën e 90-të ose më vonë, më shumë se në çdo Kupë Bote të mëparshme, duke treguar se  ndeshja përfundon vetë në fërshëllimen e trefishtë të gjyqtarit kryesor.

43%

Përqindja e golave në Rusi 2018 që u shënuan nga goditjet standarte, që ishte shifra më e lartë që nga turneu në vitin 1966. Anglia ishte skuadra që përmirësoi këtë statistikë, duke shënuar nëntë nga 12 golat e tyre të turneut në këtë mënyrë.

1

Numri i ndeshjeve të mbyllura në barazim pa gola 0-0. Ka pasur një rekord me 35 ndeshje që nuk panë asnjë barazim pa gola,deri në përballjen në fazën e grupeve, mes Danimarkës dhe Francës. Ky barazim theu kështu një rekord që kishte qëndruar për 64 vjet.

22

Numri i penalltive të akorduan në Rusi 2018, një rekord. Nëntë prej tyre u dhanë pas rishikimeve të sistemit "VAR", duke përfshirë edhe atë në finale, kur Antoine Griezmann e shndërroi në gol  për t'i dhënë Francës avantazhin 2-1 ndaj Kroacisë. Rusia 2018 pa 7 penallti të humbura, duke përfshirë një nga Lionel Messi dhe një nga Cristiano Ronaldo.

55

Numri i sekondave që i mjaftuan Danimarkës për ta kaluar në avantazh ndaj Kroacisë, në fazën e 1/16-ave, çka ishte dhe goli më i shpejtë në Rusi 2018.

 4

Numri i kartonave të kuq të nxjerra në këtë turne, numri më i ulët që nga viti 1978. Asnjë karton nuk është akorduar për sjellje të dhunshme.


72.5

Numri i kilometrave të përshkruar nga  Ivan Perisic në turne, distanca më e gjatë nga çdo lojtar tjetër. I dyti dhe i treti ishin shokët e grupit Ivan Rakitiç dhe Luka Modriç, të cilët ishin vetëm disa qindra metra prapa.

89.5


Përqindja e goditjeve të pritura nga portieri danez Kasper Schmeichel, më i larti i çdo portieri në turne.

19

Mosha e yllit francez Kylian Mbappe, i cili u bë i pari adoleshent për të shënuar në finalen e Kupës së Botës që nga Pele më 1958.

47.371

Pjesëmarrja mesatare në një ndeshje të turneut, nga gjithsej 3,031,768 tifozë në të 64 ndeshjet e turneut.

EMISIONET