Gjermania eliminohet nga Kupa e Botës. Kampionët në fuqi të botës nuk kanë arritur të mbrojnë titullin, duke u eliminuar me turp nga Rusi 2018.

Një histori që përsëritet, pasi eliminimi që në fazën e grupeve të mbajtësve të titullit ndodh prej 3 edicionesh. Ndërkohë që kjo është hera e parë që Gjermania eliminohet që në fazën e grupeve, pasi më parë e ka bërë në vitin e largët 1938.

Pavarësisht dominimit ndaj Koresë së Jugut, në takimin e fundit të grupit F, të besuarit e Joachim Low nuk ishte në gjendje të prodhonte asgjë, duke pësuar dy gola në limite nga aziatikët.

Kim Young-Gwon zhbllokoi shifrat vetëm në minutën e 93-të me mbrojtësin që në aksionin e një goditje këndi, doli i vëtëm përballë Neuer, duke e mposhtur me një goditje të saktë nga shumë pranë. Pësimi i golit, detyroi Gjermaninë të hidhej e gjitha në sulm, dhe dalje përpara e Manuel Neuer, krijoi hapësira të mëdha pas, me Son Heung-Min që i shfrytëzoi. Ishte pikërisht një gabim në sulm nga gardiani i Bayern Munich, dhe ylli i Tottenham Hotspur mori një asist fantastik nga Ju Se-Jong dhe me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë ta dërgonte sferën në rrjetë.

Por pavarësisht fitores, Korea e Jugut nuk arrin të siguroj një biletë për në fazën tjetër, pasi nga Grupi F kaluan Meksika dhe Suedia, me këta të fundit që fituan dhe takimin direkt me meksikanët, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0.





/Ora News.tv/