Gjermani pësoi një humbje shokuese 1-0 përballë Meksikës. Një disfatë që ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi të botës, që duhet të ngrejnë krye në dy ndeshjet e tjera të Grupit F, nëse nuk duan të ruajnë traditën që ka rezultuar fatale për të gjithë skuadrat që kanë shkuar në Botërorin e ardhshëm nën petkun e kampionit.

Megjithatë, miliona tifozë ishin të pranishëm para televizorit dhe pas vetëm 21 sekondash lojë, FIFA bëri një gabim trashanik.

Në tabelën që tregon rezultatin, shifrat ishin "të mbërthyera" në rezultatin 3-0 për kombëtaren e "Pancerave". Mbase një parashikim i FIFA-s, por që në fakt ndodhi komplet ndryshe.

/Ora News.tv/