Thirrjet homofobike ndaj futbollistëve të Gjermanisë mund t'i kushtojnë shtrenjtë Federatës Meksikane të Futbollit. Kjo, pasi FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj tifozëve meksikanë.

“Është hapur procedura disiplinore ndaj Meksikës dhe shumë shpejt do të merret vendimi për fyerjet homofobike të tifozëve”,-thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Kjo nuk është hera e parë që tifozë të kombëtares meksikane bëjnë këtë sjellje.

Gjatë kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”, Meksika është sanksionuar 12 herë për fyerje të ngjashme të tifozëve. Dy herë është paralajmëruar, kurse dhjetë herë ka marrë gjoba nga FIFA.

/Ora News.tv/