Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, foli për situatën brenda Partisë Demokratike duke bërë thirrje për bashkim të të gjitha figurave për të rrëzuar Edi Ramën.

Berisha: Beteja për bashkimin e PD duhet të vazhdojë. Mendoj që po të ishin në Kongres dhe të thoshin fjalët e tyre do të kishte qenë më mirë për PD-në sepse ata mund ta konceptojnë partinë me një njeri. Aty është kontributi i tyre. Diskutimet e tyre do të ishin ndjekur me seriozitet.

Zheji: Doli Eduard Selami dhe u fishkëllye...

Berisha: Ishte gabim. Por pati të tjerë që folën. Kjo nuk mund të jetë një pengesë që të bashkojmë të gjitha kontributet përballë këtij njeriu që është i çmenduri i Ballkanit. Këta janë njerëz me fibër politike. Ajo që unë mendoj është që në një situatë të vështirë për vendin, ata duhet të bëjnë hapa dhe të vazhdojnë betejën kundër Edi Ramës. Disa ndryshime të rëndësishme janë bërë në statut. Dëgjova një nga analistët që pati vlerësim të çuditshëm, por nuk është ashtu. Aty u morën mendime nga ata që propozuan. Kryetari shkarkohet me 50% të Këshillit Kombëtar dhe të Kuvendit.


/Ora News.tv/