Hellas Verona është padyshim skuadra e momentit në Seria A italiane.

Ekipi ku aktivizohen edhe dy mbrojtësit shqiptare, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla kanë marrë maksimumin në shtëpi përballë Lecce, duke konfirmuar ecurinë pozitive në këtë kampionat.

Golat e Dawidowicz, Pessina dhe Pazzini i dhanë fitoren e radhës ekipit veronez, që shënon për herë të parë pas 29 vitesh në Seria A në 11 ndeshje me radhë. Kjo ishte fitorja e 8-të në 20 javët e para, me Hellas që e shikon veten në vendin e nëntë tashmë me 29 pikë, 2 më pak se pozicioni që të dërgon në Europë në fund të sezonit.

Megjithatë, shanset janë, pasi Verona numëron 1 ndeshje më pak se kundërshtarët, pikërisht atë ndaj Lazios. Fitore komode mori edhe Parma, që likujdoi 2-0 Udinesen. Gagliolo dhe Kulusevski shënuan golat e fitores që në pjesën e parë.

Vetëm barazim në takimin mes Sampdorias dhe Sassuolës, me dy ekipet që vijojnë të notojnë në ujëra të turbullta shumë afër zonës së ftohtë në klasifikim.





/Ora News.tv/