Kumbaro për televizionin francez: Shqipërisë duhet ti hapen negociatat, kemi bërë detyrat

Kumbaro për televizionin francez: Shqipërisë duhet ti hapen

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaron se Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj për hapjen e negociatave me BE.

Në një intervistë për TV5Monde, Kumbaro tha se vlerësimi i KE për progresin e vendit tonë në procesin e integrimit ka qenë objektiv dhe se asgjë e keqe nuk i vjen Europës dhe as BE nga  hapja e negociatave për Shqipërinë.

Gazetari: Ka një numër vendesh të cilat nuk janë dakord, rasti i presidentirt Macron, si mund t'i bindni ju ata që të ndryshojnë mendim?

Kumbaro: Nuk është momenti për hyrjen e Shqipërisë në Europë. Është vetëm të hapim negociatat për hyrjen e Shqipërisë që do të marrë kohën që duhet. Por KE është deklaruar në favor dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave jo hyrjen e Shqipërisë në BE.Të jemi të sinqertë, Shqipëria e ka bërë rrugën e  saj.Nëse KE është shprehur për hapjen e negociatave është se të gjithë ekspertët që ndjekin punimet dhe evoluimet që ka bërë dhe janë përmbushur nga Shqipëria dhe shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve ka konstatuar se detyrat e shtëpisë janë bërë dhe se jemi gati të hapim negociatat. Kjo nuk do ti ndryshojë asgjë Europës dhe as BE.

Kumbaro tha se futja në BE nuk është objektiv vetëm i qeverisë por gjithë shoqërisë shqiptare.

Kumbaro: Jo vetëm objektiv por ka qenë gjithmonë në emocion i madh dhe më lini të konfirmoj se kur diktatura ra në Shqipëri në '90, slogani i të gjithë shqiptarëve dhe që erdhi shumë natyrisht ishte duam një Shqipëri si gjithë Europa. Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri gjatë këtyre viteve por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, ky slogan që ka një bindje, është gati një "fe".Shqipëria gjeografikisht dhe historikisht është në Europë dhe nëse ka diferenca ato janë vetëm politike dhe ne jemi aty për ti përmbushur.

Shqipëria nëpërmjet kulturës dhe tolerancës fetare, sipas Kumbaros kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon, gjë që është në interes edhe vendeve perendimore.

Në fund të intervistës së saj, Kumbaro foli edhe për marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Francës, të cilat Ministrja e Kulturës i cilësoi si speciale.


EMISIONET