Kumbaro: Projekti për Bibliotekën Kombëtare 8 milionë euro

Kumbaro: Projekti për Bibliotekën Kombëtare 8 milionë euro

Për Bibliotekën Kombëtare ministria e Kulturës ka një projekt, por që për disa procedura ligjore në lidhje me hapësirat nuk po gjen zbatim. E ftuar në emisionin "Arkapia" në Ora News, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se ky projekt kap vlerën e 8 milionë eurove.

Gjithashtu, Kumbaro tha se po diskutohet me bashkinë e Tiranës për krijimin e një tjetër Biblioteke.

Pjesë nga intervista

A është e vërtetë që ka tashmë një projekt që ju prisni ta bëni publik për Bibliotekën Kombëtare?

Kumbaro: E kemi bërë publik ne. Është një projekt që është bërë me financim të delegacionit europian. Para 2 vjetësh iu përgjigj një thirrje time shumë të fortë për të asistencë. U punua një vit, projekti është bërë, por zbatimi i atij projekti në kushtet e sotme ka ndeshur në vështirësi të hapësirës, sepse për shkaqe ligjore, shoqëria shqiptaro-italiane që menaxhon hapësirën midis Bibliotekës dhe Teatrit dhe të Operas që ne nuk e kemi, është në kushte të tilla juridike që ne nuk mund ta marrim. Pra negociatat që ne po bëjmë me shoqërinë shqiptaro-italiane vazhdojnë dhe nuk do ti ndërpresim derisa ta lirojnë. Ndërkohë me kryetarin e bashkisë kemi menduar të shikojmë edhe mundësinë e një biblioteke të qytetit të Tiranës, pra të krijojmë dy hapësira. E kam të vështirë të them për momentin se ku mund të jetë kjo hapësirë e dytë . Janë vendimarrje shumë të vështira dhe nuk do të donim të futeshim në një operacion financiar të pamenduar mirë pa i dhënë drejtim.

Çfarë kostosh ka ky projekt?

Kumbaro: 8 milionë euro. Projekt zbatimi sikur të dispononim të gjithë hapësirat e nevojshme që duhen për sasinë e librave që kemi sot në Bibliotekën Kombëtare duke marrë dhe hapësirat që ne mendojmë që duhet ti ketë biblioteka në bazë të këtij projekti të paktën 8 milion euro për të realizuar.

EMISIONET