Kumbaro: Në maj premierat e para në Teatrin Turbina

Kumbaro: Në maj premierat e para në Teatrin Turbina

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare tha se sëshpejti Tiranës do ti shtohet edhe një skenë të re teatri. Në maj tha Kumbaro do të shfaqen premierat e para në Teatrin Turbina.

Mirela Kumbaro: Teatri i Operas dhe Baletit e ka qendrën e përkohshme për disa vjet derisa të mbarojë teatri i vet. Por lëviz në të gjitha skenat. Këtë fundjavë ishte në Korçë, do të vazhdojë të lëvizi. Me përfundimin e teatrit Turbina, Tiranës i shtohen edhe dy skena të tjera.

Ilva Tare: Kur përfundon Trubina?

Mirela Kumbaro: Besoj që në muajin maj do të kemi premiera të reja në atë teatër. Kështu që problematikat e tjera janë pjesë e diskutimeve. Sa i përket projektligjit, në fakt nuk bëhet fjalë për një pr/ligj të ri. Ne propozuam disa amendime të cilat në vizionin tonë përmirësojnë punën. Por ndërkohë kemi hapur dhe një platformë online për konsultimin publik të hedhur në faqen e Ministrisë së Kulturës ku gjithkush mund të hedhe propozimet e veta dhe jemi në bashkëbisedim me skenën e pavarur kulturore. Kemi një draft marrëveshje që po e diskutojmë për të gjenë bashkëudhëtore pse jo të një ligji të ri.

EMISIONET