Kuksiani tenton të kalojë kufirin me 57 mijë euro të fshehura në makinë

Kuksiani tenton të kalojë kufirin me 57 mijë euro të

 Një 29 vjeçar nga Kukësi është ndaluar në portin e Vlorës pasi kishte me vete 57000 euro.

Policia kufitare ne bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë pas kontrollit në vijën e dytë të automjetit, me targë gjermane, të drejtuar nga 29 vjeçari ka konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella ku ishte shuma e eurove.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

EMISIONET