Kukësi i zhytur në varfëri dhe “ëndrra” për Amerikën

Kukësi i zhytur në varfëri dhe “ëndrra” për

Tregjet bosh dhe trendi në rritje i aplikimeve për lotarinë amerikane janë dy tregues të gjendjes së varfërisë dhe dëshirës për të ikur nga qyteti verilindor.  4 vjet pas largimit masive drejt vendeve të BE si azilkërkues, të rinjtë kuksianë tashmë po kërkojnë këtë mundësi përmes rrugës ligjore që ofron programi i Shteteve të Bashkuara.

Mungesa e blerësve në tregun e rrobave të përdorura në Kukës për tregtarët nuk tregon se klientët i janë drejtuar butiqeve, por gjendjen e ekonomike të familjeve kuksianë.

"Nuk kanë lekë njerëzit, janë fukara."

Tregtarët shprehen se njerëzit nuk kanë lekë për shkak të varfërisë dhe emigrimit të të rinjve.

"Të gjithë në Gjermani kanën ikur rinia."

Emigracioni ka lënë pak të rinj në qytetin e Kukësit.

Por edhe ata që kanë mbetur jetojnë me plane për të ikur.

Fluksi i lartë i aplikimeve për lotarinë amerikane e tregon më së miri.

Në qendrat e aplikimit thonë se ethet e lotarisë amerikane i kanë prekur masivisht kuksianët si një zgjidhje ligjore për tu larguar.

"Çdo ditë vinë aplikantë."

Rreth 3,500 familje kuksiane emigruan drejt vendeve të BE-së në vitin 2015.

Vetëm një pjesë e tyre u rikthyen, ndërsa tashmë po e kërkojnë rrugën e largimit nga Kukësi përmes Lotarisë Amerikane.

Kukësi në fakt prej vitesh qëndron i vetëm në krye te rajoneve më të varfëra në Shqipëri dhe Ballkan.

EMISIONET