Kukësi harron fitoren, mundet në shtëpi nga Lushnja

Kukësi harron fitoren, mundet në shtëpi nga Lushnja

Kukësi ka harruar se si fitohet. Pas humbjes me Skënderbeun, veri-lindorët kanë humbur në shtëpi edhe përballë skuadrës së Lushnjës me rezultatin 3-1.

Djemtë e drejtuar nga Milinkoviç e nisën keq, me Elvis Preçi që gjeti rrugën e rrjetës pas 11 minutash lojë. Vendasit tentuan të reagojnë por ishin shumë të pasaktë përballë portës.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për kukësianët me Bakaj që në minutën e 47-të  gjeti golin duke barazuar edhe rezultatin. Ky gol u duk sikur i dha “krahë” kampionëve në fuqi, që  iu afruan shumë golit të dytë por kur dukej se gjithçka do shkonte në një barazim, mesfushori 33 vjeçar Fatjon Sefa kaloi përsëri në avantazh Lushnjën, ndërsa në minutën e 84-të ishtë përsëri 33 vjeçari që vendosi në kasafortë fitoren e miqve, që pas kësaj fitoreje marrin 3 piëkshin e dytë pas 14 javësh kampionat, ndërsa Kukësi “humb” luftën për titull pasi verilindorët rënditën në vendin e 4-t me 22 pikë.

EMISIONET