Kontrolli i Lartë i Shtetit ka detyruar qindra familje, të personave me aftësi të kufizuar,që janë të përfshira në skemën e përjashtimit nga taksat dhe tarifat vendore, që të shlyejnë çdo qindarkë që i detyrohen bashkisë së Kukësit për taksat dhe tarifat vendore që nuk i paguanin që nga viti 2010. Faktin e ka bërë të ditur Drejtori i të ardhurave në këtë Bashki, Pajtim Duraku, i cili shton se kjo nuk është e përcaktuar në ligj, por Bashkia është e detyruar që të zbatojë rekomandimin e lënë nga ekspertët e KLSH-së, të cilët nuk e kanë marrë parasysh justifikimin e Bashkisë, e cila ne baze te ligjit nuk i ka përfshirë këto familje në derdhjen e taksave prane saj. Në bashkinë e Kukësit taksa që një kryefamiljar duhet të shlyejë për gjelbërimin, pastrimin dhe ruajtjen e ambjentit arrin në 1500 lekë të reja. Ne qytetin e Kukesit regjistrohen 5 mijë familje, nga te cilat 250 i përkasin shtresës së personave më aftësi të kufizuar dhe deri me sot kane qene te perjashtuar nga pagesat. Në të njëjtën linjë do të ecin edhe njësitë e tjera vendore te Kukësit, tek të cilat numërohen më shumë se 3300 familje. Vetëm pak ditë më parë, këtë vendim të KLSH-së e kanë kundërshtuar edhe shoqatat e personave me aftësi të kufizuar, të cilat deklarojne se vetë ligji ua njeh një të drejtë të tillë.

/Ora News.tv/