Rrëshqitje gurësh dhe inertesh në rrugë kanë pasuar reshjet intensive të Shiut në Kukës. Alarmi për përmbytje është ngritur edhe për Shkodrën, por prefekti thotë se situata në kaskadën e Drinit është nën monitorim.

Reshjet intensive të shiut shkaktuan problematika në disa rrugë të qarkut të Kukësit.

Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec, pati rrëshqitje gurësh në rrugë,  rreziku mbetet prezent.

Rrëshitje gurësh dhe inertesh pati edhe në rrugët Bajram Curri -Valbonë, Bajram Curri- Lekbibaj.

Për pasojë qarkullimi në këto akse bëhet më vështirësi dhe në pjesë të caktuara detohet përdorimi vetëm i një korsie.

Shkodra sipas IGJEUM është një prej qarqeve më të rrezikuara nga përmbytjet por prefekti i Qarkut, thotë se situata është e gjitha nën kontroll.

Rreziku më i madh Nënshkodrës i vjen nga shkarkimet nga Hidrocentralet në kaskadën e Drinit, por prefekti Millja thotë se situata në Koman e Fierzë është nën kontroll.

Millja: Mirëadministrimi i burimeve ujore në kaskadën  e Drinit dhe situata hidrike që vjen në liqenin e Shkodrës janë në vëmendje të gjithë strukturave.

Nga ana tjetër, stuhia e fortë që përfshiu qarkun verior në 48 orët e fundit ka shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik në disa zona.

Qarku i Vlorës ndër vite ka vuajtur problematikat më të mëdha nga përmbytjet.

Ndaj prefekti mblodhi përfaqësuesit e 7 bashkive për të evidentuar problemet.

"Kemi vetëm problemin e urës së Vanës në Delvinë."

Reshjet intensive të shiut të kësaj jave kanë shtuar rrezikun e rrëshqitjes së dherave në kodrën e Shtufit në Gjirokastër. 

Alarmi aty tashmë është ngritur për një shtëpi dhe një pallat 6 katësh.





/Ora News.tv/