Bashkimi Europian nuk ka deri më sot një politikë të unifikuar për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore, por vende të ndryshme kanë përshtatur legjislacionin, duke vendosur kontrolle të rrepta. Ai varjon nga përdorimi me rekomandimin e mjekut e deri tek licencimi i fermave.

Europa po shënon ndryshime të shpejta në drejtim të legalizimit të kultivimit dhe përdorimit të kanabisit për arsye mjekësore. Shumica e vendeve kanë legalizuar përdorimin e kanabisit vetëm për arsye mjekësore, ndërsa prodhimi dhe përdorimi për qëllime të tjera mbetet tërësisht i ndaluar dhe ndëshkohet me burg.

Një prej modeleve europiane është blerja dhe konsumi i kontrolluar në dyqane të posaçme, si për shembull në Holandë. Këto kafene kund mund të konsumohet ligjërisht kanabis filluan të hapen në vitit 1970.

Deri më sot në Bashkimin Europian nuk ka një politikë të unifikuar për përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore, por vende të ndryshme kanë përshtatur legjislacionin.

Për shembull në Belgjikë mund të rritet vetëm një bimë marjuane për person, gjithashtu lejohet përdorimi i medikamentit dronabinol me përmbajtje kanabisi vetëm për arsye mjekësore dhe i rekomanduar nga mjeku.

Në Kroaci që prej vitit 2015 lejohet përdorimi i kanabisit për arsye mjekësore, specifikisht për Aids-in, sklerozën dhe kancerin.

Kanabisi mjekësor është i ligjshëm në Gjermani, vend ku ju jepet leje e posaçme pacientëve që kërkojë medikamente me bazë kanabisi. E njëjta gjë ndodh në Francë dhe në Finlandë.

Maqedonia e Veriut ka legalizuar përdorimin, kultivimin dhe shitjen e produkteve të kanabisit. Rregulloret janë shumë të rrepta dhe për këtë kërkohet licencë nga Ministria e Bujqësisë.

Greqia e legalizoi përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore në vitin 2017, por shpërndarja e produkteve sipas ligjit duhet të bëhet vetëm nëpërmjet farmacive të licencuara dhe me rekomandimin e mjekut. Ligji lejon importimin vetëm të farave të çertifikuara, ndërsa fermat e licencuara për rritjen e bimës duhet të jenë të paktën 4 mijë metra katrore.

/Ora News.tv/