Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit se në ndërtimin  e Rrugës së Arbrit është i përfshirë vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama.

Sali Berisha: Rruga e Arbrit nuk e di kush që aty fle edhe Gaz Demi brenda dhe ku fle Gazi fle dhe Olsi.

Zheji: Edhe Rruga e Kombit ka qenë e përfolur.

Sali Berisha: Jo,  Rruga e Kombit u ndërtua nga kompania që ka ndërtuar La Manshin dhe e ka renditur në një nga ndërtimet më kryesore të saj për vështirësitë që kishte rruga. Ky pasi nuk e voli dot kompaninë kineze dhe e përzuri u kthye tani tek çeku 1 miliard për të mos bërë asgjë por për të vjedhë. 5 vite i la tre qarqe me investime 40% më pak se qarku i Fierit. 

Pasi nuk pranohej më në veri, Shkodra e refuzoi, Lezha ja përplasi turinjve, për ty është i tha shëndetësia falas por ne paguajmë sa frëngu pulën, për ty fshati nuk ekziston. Nuk e përmend se nuk e lënë atletet e kuqe. Kalimashidhe Kuëksi ja dhanë leksionin historik, sot Laçi. Nuk ka pasur kurrë një kryeministër që të ketë urryer gjysmën e Shqipërisë si Edi Rama.


/Ora News.tv/