Protestat masive kanë përfshirë shumë vende të botës me synimin e goditjes së qeverisë së korruptuar.

Këto protesta kanë angazhuar shumë të rinj që kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të protestuar.

Në Liban ku raportohen mbi 100 të vdekur, të rinjtë kanë zgjedhur të bllokojnë të gjithë rrugët kryesore për të penguar qarkullimin e automjeteve.

Të ulur këmbëkryq në asfalt duke konsumuar cigare të rinjtë zgjodhën pikërisht një prej rrugëve që përmban dhe një kujtim historik për vendin.

Rruga “Ring” shërbeu gjatë luftës civile në 1990 për të ndarë popullin musliman nga krishterët, ndërsa sot ajo shërben si pikë takimi për protestuesit.

Të gjithë demonstruesit kanë hapur tenda nëpër rrugë ku dhe flejnë duke e kthyer qytetin e Beirut në një kamping të madh.

Të rinjtë deklarojnë se nuk do të ndalen protestat deri sa të “shkundin” të gjithë sistemin politik në Liban.

Ata nuk pranojnë asnjë ndërmjetësim deri sa të projektohen ligje që do të ndryshojnë kushtet e jetesës së tyre.





/Ora News.tv/