Kërkesa për rikthimin e vizave për Shqipërinë, Haradinaj: Është komplikuar situata

Kërkesa për rikthimin e vizave për Shqipërinë,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel. Një nga temat e diskutimit edhe liberalizimi i vizave, për të cilën Haradinaj thotë se duhet të kemi kujdes, pas kërkesës së Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Haradinaj: Çështja e hyrjes në axhendë nuk është se përmbyllet, do të na duhet shumë punë. Ekziston edhe një iniciative, me heq Shqipërinë nga liberalizimi është komplikuar situatë, por duhet ta bëjmë kujdes që  gjejmë mënyrën të hyjmë në axhëndë. Hyrja në axhënde është çështje edhe e afateve kohore, jo e të drejtës sepse e drejta na është dhënë.

Arritjen e një marrëveshje me Serbinë, Haradinaj e shikon shumë të vështirë. Ndërsa thekson se angazhimi i kancelares Angela Merkel në këtë proces konfirmon se do të ketë njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj: Mendoj se është e vështirë marrëveshja e madhe. Ndoshta duhet ti shfrytëzojmë të gjitha energjitë për një kornizë marrëveshjesh, e cila do të negociohet nga një përfaqësuesi i lartë, siç ishte Mogherini. Unë mendoj se atëherë Berlini do të ketë një prezencë direkete.

Kosova ka humbur shumë nga dialogu i udhëhequr nga Mogherini për shkak se ka devijuar dialogu. Nga dialogu për njohjen në atë për ndërrim të territoreve. Të gjithë po paguajmë një kosto të lartë. Por duhet ti jemi falënderues kancelares Merkel dhe Presidentit Makron.  Kyçja në këtë proces e kancelares do të ketë njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

EMISIONET