Kthimi i familjarëve nga Siria sfidë e vazhdueshme dhe në rritje

Kthimi i familjarëve nga Siria sfidë e vazhdueshme dhe në rritje

Kthimi dhe zhvendosja e luftëtarëve të huaj terroristë dhe personave familjarë të tyre, në vendet e tyre të origjinës mbetet  një sfidë të vazhdueshme dhe në rritje.

Në një tryezë rajonale ekspertësh për sfidat që krijon fenomeni terrorizëm ministri Lleshaj u shpreh: “Terrorizmi nuk njeh kufij dhe asnjë vend nuk është i paprekshëm prej propagandës dhe akteve terroriste. Pavarësisht disfatës ushtarake dhe humbjes territoriale të ISIS, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten një shqetësim madhor për sigurinë tonë. Kthimi dhe zhvendosja e luftëtarëve të huaj terroristë dhe personave familjarë të tyre, në vendet e tyre të origjinës apo kombësisë, ose në vende të treta, paraqet një sfidë të vazhdueshme dhe në rritje."

Prej ditësh shteti italian është angazhuar për kthimin e vogëlushit shqiptar 11 vjeçarit Alvin Berisha.

Ndërkohë rreziku ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm mbetet shqetësim madhor dhe Shqiperia vijon te forcoje masat. 

Sander LLeshaj: "Shqipëria ka një emër të mirë në hetimin dhe procedimin e veprave që lidhen me terrorizmin. Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor, ka forcuar kapacitetet e agjencive ligjzbatuese për të hetuar dhe proceduar terroristët, nëpërmjet krijimit të Njësisë Anti-Terror në Policinë e Shtetit”.

Tema kryesore që u trajtua në këtë forum ishte “Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për procedim, rehabilitim dhe ri-integrim lidhur me rikthimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”.

EMISIONET