Kthehet sërish moti me diell

Kthehet sërish moti me diell

Temperatuat e ulëta të javës që po lëmë pas do t'ia lënë vendin motit me shi, e njëkohësisht dhe rritjes të temperaturave. Metereologët parashikojnë që fundjava do të mbyllet me vranësira, ndërsa nga e hëna, temperaturat do të rriten gradualisht.

Dita e dielë do të mbyllet me vranësira dhe me shira të izoluar në kryeqytet, por dhe me reshje dëbore në zonat e ulëta.

Në një intervistë për RTV Ora, meteorologu Hakil Osmani u shpreh se nga e hëna, moti do të përmirësohet.

Deri ditën e mërkurë, edhe temperaturat do të pësojnë rritje, megjithatë brenda normales për stinën e dimrit.

Hakil Osmani: Nga e hëna dhe në vijim do të kemi kthjellime por edhe vranësirat do të jenë prezente. Deri në mesin e javës pritet që ditët të jenë të kthjellëta, pa reshje në territor.

Kryesisht ditët në vijim do të jenë me mot me diell, megjithatë, meteorologët shprehen se mëngjesi dhe darka do të shënojnë temperatura të ulëta.

EMISIONET