Teknologjia 3D ka kaluar nga ekranet e kinemave në kafkën e kokës së njeriut. Sipas Oxford Performance Materials, kompanisë me qendër në Coonecticut, një person është duke u shëruar nga operacioni në të cilin është bërë transplatimi me printim 3D i 75 për qind të kafkës së tij. Printimi 3D punon duke u bazuar në skanimin e fotos së kokës së njeriut dhe më pas përmes makinës për formimin e këtij imazhi, krijohet modeli 3D i cili përdoret si produkti përfundimtar. Sipas kompanisë OPM, transplatimi mund të kryhet për dy javë pas skanimit fillestar. Çdo transplant është i veçantë varësisht prej nevojës së pacientit. Kjo valë e re e teknologjisë do të ndryshoj përfundimisht fushën mjekësore dhe atë teknologjike.

/Ora News.tv/