Kryesojnë Superligën, flet mbrojtësi i Bylisit: Ju tregoj ekipin për tu mundur

Kryesojnë Superligën, flet mbrojtësi i Bylisit: Ju tregoj ekipin

Bylis i ka befasuar të gjithë në këtë fillim të sezonit. Ballshiotët kanë grumbulluar 17 pikë në 10 ndeshjet e para, ecuri që i pozicionon momentalisht në krye të tabelës.

Por, për qendërmbrojtësin e Bylis, Jurgen Goxha, ekipi për tu mundur është ish-skuadra e tij në sezonin e shkuar dhe ajo që i zotëron kartonin, Tirana. Në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, Goxha u shpreh:

"Pashë një Tiranë që pa shumë nga ne. E kam deklaruar dhe më përpara se është ekipi për tu mundur. Ka shumë cilësi, dhe jo vetëm 11 lojtarë, por 22 lojtarë. Edhe sot e pashë që ka bërë një rotacion në sulm. Ndoshta fusha jonë ishte më e vështirë për të na mposhtur. Edhe pikët besoj se e tregojnë mirë. Duhet të rrijmë me këmbë në tokë. Duhet të tregojmë edhe vlerat tona".

EMISIONET