Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka njoftuar se kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës.

“Kësaj radhe kryesia e kishte kuorumin dhe morëm vendim që nisma t'i shkojë për shqyrtim të Qeverisë së Kosovës. Pra kemi një avancim të kësaj nisme. Mendoj që njëri nga anëtarët dalloi nga vendimmarrja e për këtë duhet ta pyesni Xhavit Halitin. Ka shkuar siç është kërkuar kjo nisme. Topi tani është në dorën e Qeverisë se çka mendon për shfuqizimin”, tha ai.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë njoftoi se më 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës dhe menjëherë pas saj seanca e re parlamentare.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores së kuvendit, iniciativa iu ka dërguar për mendim Qeverisë. Qëllimet politike i kemi s’ka pas nevojë askush të dal nga mbledhja. Demarkacioni nuk di ta kemi në seancë plenarë për arsye se komisioni nuk e ka sjellë në kohë të duhur. Do të presim ta procedojmë”, ka thënë ai. /KosovaPress/

/Ora News.tv/