Liqeni 'pushtohet' nga pushuesit, koronavirusi zëvendëson kafen ekspres me turke

Tirana është shfaqur e boshatisur këtë të premte. Por ashtu si çdo fundjavë Liqeni Artificial është pushtuar nga vizitorët apo dhe familjarët.  Edhe pse deklarojnë se kanë dalë për ajër të pastër, pak persona respektojnë distancën e mbrojtjes. Kafen në lokale tashmë e kanë zëvendësuar me atë turke.

Kryeqytetasit duket se më shumë i kanë besuar informacioneve se moti i ngrohtë lufton koronavirusin. Ndaj dhe kanë vendosur të marrin rreze dielli nga Liqeni Artificial.

Ndonëse rrugët e kryeqytetit janë bosh, Liqeni Artificial ishte i mbushur plot.

Këshillave për mos të dalë nga liqeni shumë nuk i janë bindur, por kanë shfrytëzuar kohën për ajër të pastër.

Me maska dhe pa maska, të rinj dhe të moshuar që këmbeheshin me njëri-tjetrin pa respektuar distancën shprehen se kanë frikë nga virusi por e ndjejnë veten të aftë për tu mbrojtur.

Respetimin e masës parandaluese për larjen e duarve sa më shpesh në Tiranë e konsiderojnë pothuajse të pamundur pasi mungon uji.

Qeveria që prej kësaj të premteje ka mbyllur dhe baret e restorantet. Shumë i janë kthyer kafes turke.

Pavarësisht këtij shtetërrethimi të paktën do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit prej qarkullimit të lartë të automjeteve.




EMISIONET