Kryeministria pastrohet nga boja, Berisha: Shpirtin katran të Edvinit s'ka solucion ta zbardhë

Një ditë pas protestës, punonjësit e pastrimit të Bashkisë së Tiranës kanë nisur fshirjen e bojës në godinën e Kryeministrisë.

Përveç pastrimit të mureve është kryer dhe largimi i hekurave rrethues, por dhe zëvendësimi i dyerve me fletë metalike që u vendosën para tubimit, me dyert e përdorura zakonisht.

Lidhur me këtë ka reaguar në facebook ish-kryeministri Berisha:

"Fallangat e Vasal Kimikut po pastrojnë fasadën e ndërtesës së Kryeministrisë. Le t’iu themi miq këtyre mjeranëve, se mermerin dhe mund ta lajnë por fytyrën dhe shpirtin katran të zi të Edvinit nuk ka ujë as dhe solucion shpëlarës në botë që ta zbardhin!"

Nga protesta e opozitës pati 5 punonjës policie të lënduar, disa protestues po ashtu, por dhe përfaqësues të medieve.

 

EMISIONET