Kryeministri suedez nuk i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministri suedez nuk i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven nuk i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament.

Në votimin e sotëm në parlamentin suedez, 204 deputetë votuan kundër kryeministrit Lofven, ndërkaq 142 votuan që ai të vazhdojë të qeverisë me vendin. Edhe deputetët e partisë së tij, Demorkratët Socialistë kanë votuar pro mocionin e mosbesimit.

Tash duhet që kryeparlamentari të propozojë një lider të ri – një proces që pritet të marrë disa javë kohë që të përfundojë.

Lofven pritet që të qëndrojë si kryeministër në dorëheqje, derisa të vendoset se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post.

Lofven, lider i partisë së qendrës së majt;, Demokratët Social erdhi në pushtet më 2014. Partia e tij ka fituar 144 ulëse në parlament në zgjedhjet e muajit të kaluar, vetëm një ulëse më shumë se partia opozitare e qendrës së djathtë.

EMISIONET