La Liga mund të rinisë më 8 gusht! Zyrtarizimin e ka bërë kryeministri spanjoll Pedro Sançez. 

Për shkak të emergjencës së koronavirusit, kampionati i vendit iberik ishte i ndalur prej 23 marsit.

 “La Liga do të mund të nisë atë javë që fillon të hënën më 8 qershor,” ka deklaruar Sanchez në një fjalim por pa përcaktuar kështu datën e saktë të nisjes, por vetëm javën.

Hipoteza më e mundshme është që të rifillohet të premten e 12 qershorit me derbin e Seviljes, por shpejt Liga do të saktësojë gjithçka, përfshirë dhe masat e nevojshme për zhvillimin e sigurt të veprimtarive. 

Me 27 ndeshje të luajtura deri më tani, kampionati spanjoll kryesohet nga Barcelona me 58 pikë, dy më shumë se rivalët e Real Madrid.

/Ora News.tv/