Kryeministri sheh nga lart pasojat e shpërthimit në Bolonja: Ishim me fat

Kryeministri sheh nga lart pasojat e shpërthimit në Bolonja: Ishim me

Kryeministri italian ka vizituar sot të plagosurit e shpërthimit të ndodhur dje në autostradën e Bolonjës si dhe ka vizituar me helikopter vendin ku është rrëzuar ura në autostradë.

"Ajo çfarë duhet të bëjmë gjithmonë është të kemi kujdes standardet e sigurisë, kjo vlen dhe për transportin në rrugë, atë hekurudhor dhe transportin e të gjitha niveleve" u shpreh kryeministri, Giuseppe Conte duke folur dhe për  ndërhyrje në Kodin Rrugor .

Sa i takon ngjarjes së djeshme kryeministri nënvizoi: Duke pasur parasysh dinamikën e asaj çfarë ndodhi mund të themi se jemi me fat. Ishte një aksident i tmerrshëm por të plagosurit janë të gjithë drejt shërimit. Dua të falenderoj skuadrën e shpëtimit që kanë qenë vërtet fantastik" shkruan ANSA 

Nga shpërthimi dhjetra u plagosën ndërsa vetëm 1 person humbi jetën. 


EMISIONET