Kryeministri rus javën tjetër në Serbi, do shpalosë qëndrimin e Putin për dialogun

Kryeministri rus javën tjetër në Serbi, do shpalosë

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, do të vizitojë Serbinë gjatë javës së ardhshme, ndërsa pritet të zhvillojë takime me homologen serbe, Ana Bërnabic dhe Presidentin e këtij vendi, Alexandër Vucic. 

Gjatë këtyre tryezave, numri dy i Rusisë, i njohur si aleati më i ngushtë i Presidentit Putin, pritet të trajtojë edhe cështjen e Kosovës. 

Mediet sebe kanë shkruar se Medvedev do të vijë në Beograd për të shpalosur qëndrimet e Putin mbi cështjen e dialogut. Vizita e tij ka qënë e planifikuar më herët, por zhvillohet vetëm një javë pasi Vucic takoi të deleguarin special të Presidentit amerikan për negociatat, Rirchard Grenell.

Për këtë arsye, analistët shprehen se Kosova dhe Serbia do të nisin një fazë intensive dialogu pas formimit të qeverisë së re, që do të cojë drejt normalizimit të raporteve. Gjithësesi, mbetet të shihet nëse burimet e mediave serbe do të rezultojnë të sakta sa i përket një qëndrimi që mund të ketë Moska për cështjen.

Faza e re e dialogut ngre pikëpyetje të mëdha për shkak të rrotacionit të pushtetit që pritet të ndodhë bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Albin Kurti, si kandidat për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur parimisht pro vijimit të bisedimeve. Megjithatë, platforma me të cilën ai do t’i qaset dialogut është ende e paqartë. Gjithësesi, Kurti ka thënë se mbetet dakord për të pezulluar taksën 100% duke aplikuar reciprocitet në marëdhëniet ekonomike.

EMISIONET