Qeveria derdh 21 milion dollarë në llogarinë e pensioneve, gati dhe ndihma ekonomike

Qeveria derdh 21 milion dollarë në llogarinë e pensioneve, gati

Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë mbrëmjen e sotme për pensionistët se është derdhur fondi prej 21 milion dollarësh për ta.

Rama tha se pensioni i tyre do të rritet që këtë muaj përmes indeksimit.

Edi Rama: Pensionistëve u kemi derdhur në llogarinë e përgjithshme të pensioneve 21 milion dollarë dhe pensioni i tyre do të rritet që këtë muaj përmes indeksimit që nuk është shumë por është më shumë sesa ishte. Po u shërbejmë nëpër shtëpi të gjithëve, barnat e rimbursueshme i kanë marrë dera 25 657 pensionistë ndërkohë që skudrat tona  në çdo bashki i ndihmojnë për pazarin dhe nevojat e tjera të gjithë ata që janë të vetmuar dhe nuk do ti lëmë kurrë vetëm.

Shumë shpejt dhe ndihma ekonomike

Rama tha se "është gati për lëvrim dhe dyfishi i ndihmës ekonomike për familjet që jetojnë me ndihmën ekonomike për të cilët jemi angazhuar që tu japim mjetet e ekzistencës në këtë luftë. Për këdo kategori plani i shpallur i mbështetjes financiare ka hyrë në zbatim. Të gjithë do të marrin në dorë paratë e premtuara".

EMISIONET