Kryeministri e thotë prerë: Koncesionet e sterilizimit dhe dializës nuk preken

Kryeministri e thotë prerë: Koncesionet e sterilizimit dhe

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë para medias për të përshendetur vendimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike për të anuluar të gjithë të gjitha prokurimet  që nuk lidhen me emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi ndërsa i kërkon qeverisë që të anulojë të gjitha koncesionet.

Kryeministri Edi Rama në një lidhje me skype për Ora News deklaroi se janë bërë pezullime aty ku mund të bëhej, por jo në shërbime.

Ai ishte i prerë kur tha se koncesionet për sterilizimin dhe dializën nuk preken.

Edi Rama: Ne kemi bërë pezullimet dhe kemi pezulluar ato pjesë të aktivitetit që mund të pezullohen. Koncesionet tona janë shërbime për popullin shqiptar dhe jo që merren nga buxheti dhe i shkojnë 10 vetave siç thotë kënga e gjinkallës. Janë shërbime për popullin shqiptar. Nëse më thoni që duhet të heqim paratë që njerëzit vazhdojnë të bëjnë dializën ju them amanet mushkat por nuk i heqim.

Nëse më thoni të heqim paratë që të vazhdojnë të grumbullohen plehrat në vendet e caktuara ju them amanet mushkat por ne nuk i heqim. Nëse më thoni të heqim paratë për instrumenta mjekësorë dhe operacione kirurgjikale që vazhdojnë të mos bëhen me instrumenta të sterilizuar por të bëhen pa sterilizuar ju them amanet mushkat. Ndërkohë nga të gjitha ne kemi bërë riristrukturim brenda harkut të vitit. 

Psh kemi ndaluar financimin e kontrollit shëndetësor bazë të check up se nuk bëhet check up. Kemi shtyrë pagesat për mbetjet në një pjesë, për këto e ka pasur fjalën Ministrja. Nuk kemi ndaluar shërbimet. Kemi marrë këto hapa, janë bërë. Është e rëndësishme dakordësia për të mos pasur probleme ligjore.

EMISIONET