Kryemadhi: Rama tenton të duket politikan i madh botëror, ka për ta ngrënë

Kryemadhi: Rama tenton të duket politikan i madh botëror, ka për

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se orientimi i Shqipërisë drejt Turqisë nuk është alternativë dhe se vendi ynë duhet të jetë i kujdesshëm në këtë drejtim.

Ajo e konsideroi Ramën si një njeri që të tenton të jetë një politikan i madh ndërkombëtar.

Hila: E justifikoni veprimin e zt.Meta që i dërgoi letër zt.Trump?

Kryemadhi: Duhet të kishte bërë edhe më shumë.

Hila: Marrëdhëniet me Erdogan ju duket shmangie të boshtit të Shqipërisë?

Kryemadhi: Unë them që turqizimi i Shqipërisë nuk është alternativë. Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë është Turqia, pavarësisht se jemi popull mik. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk mund të vendosë Turqia për fatet e Shqipërisë. Unë shikoj që zt.Rama kërkon të bëjë një lojë të madhe. Do të luaj me Rusinë, Kinën, vendet arabe, do të luaj me SHBA-të, me Gjermaninë dhe ajo që mendoj se është një nga gabimet e mëdha, është se do të luaj rolin e politikanit të madh ndërkombëtar, por në të vërtetë do të jetë një nga njerëzit që ka për ta ngrënë më shumë.



EMISIONET