Kryemadhi në mbrojtje të kopshtit botanik, kërkon studim të species së "Rilindjes"

Kryemadhi në mbrojtje të kopshtit botanik, kërkon studim të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, denoncoi nga kopshti botanik grabitjen që po i bëhet pronës publike.

Në cilësinë e ish-studentes së Shkencave të Natyrës, Kryemadhi tha se e ndjen obligim moral të mbrojë këtë "laborator të mijëra studentëve, qe kanë studiuar dhe do të studiojnë aty".

Kryemadhi: Nuk duhet të ndodhë ajo që ndodhi me muzeun e kafshëve te Rruga e Kavajës, i cili u shkatërrua për tu ndërtuar pallate nga oligarkët. Nuk do të donim që e vetmja pasuri i që i ka mbetur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë.

Kryemadhi kërkoi një ndërgjegjësim dhe mobilizim qytetar për ti vënë fre "babëzisë" së  Rilindjes.

Kryemadhi: Këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, shumë insekte dhe specie.  Vetëm një specie nuk kemi studiuar, të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes që po pushton jo vetëm pronat e shqiptarëve, por edhe të ardhmen e tyre. Idiokracia e Rilindjes që kërkon çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të parave është e domosdoshme një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar.

EMISIONET