Kryemadhi i përgjigjet Ramës si doktoreshë: Futeni në qendër detoksifikimi psiqikun

Kryemadhi i përgjigjet Ramës si doktoreshë: Futeni në

Pasi Rama e ka graduar me titullin shkencor Doktoreshë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zgjodhi të replikojë në distancë me Ramën në gjuhë mjekësore, për të përcaktuar gjendjen që sipas saj po kalon përdoruesi i certifikuar i alkooloideve natyrore.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi u kërkoi doktorëve personal të Ramës që ta ndalojnë në rrugën e tij të përdorimit të substancave, ta fusin në një qendër detoksifikimi, në mënyrë të tillë që të shpëtojë ato pak vite që i kanë ngelur.

Kryemadhi: Përsa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe haluçinante të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dhe klinike. E them këtë si doktoreshë, por nëse nuk më beson mua si doktoreshë mund të pyesi pedagogët e Fakultetit të Shkencave në Natyrës, që i ka anëtarë të Partisë Socialiste, i ka edhe pjesëtarë të Grupit Parlamentar, që alkooloidet organike kanë të njëjtën formulë si alkooloidet sintetike, por me një ndryshim shumë të vogël, të cilat nuk duken në pamjen e tyre të jashtme dhe në formulat e tyre kimike, por është me të dhënat e tyre në bazë të izotopeve. Izotopet e alkooloideve që janë drogërat, të alkooloideve organike kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta, ndërsa izotopet e alkooloideve sintetike ose të drogërave sintetike kanë efekt të përjetshëm, të cilat nguliten mirë në trurin e njeriut dhe nuk ikin më. 

Kryeministri ynë është nën drejtimin dhe efektin tashmë për të gjithë jetën e tij ndaj këtyre izotopeve. Prandaj u bëj thirrje të gjithë mjekëve që janë anëtarë të Partisë Socialiste, pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës që janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe atyre deputetëve që janë mjek dhe pedagogë në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste të marrin fatet në dorë, sepse jo vetëm fatet e Shqipërisë, por edhe fatet e tyre dhe të familjarëve të tyre janë në dorën e një të sëmuri psikik dhe klinik. Sot përfundimisht ne kemi përballë një njeri, që përveçse është peng i krimit të organizuar, është peng i substancave sintetike që tashmë nuk kanë më kthim mbrapa për të.

I bëj thirrje doktorit personal dhe doktoreshës personale të z.Rama, zonjës Mira Rakaçolli dhe doktor Perlatit që ta ndalojnë Edi Ramën në rrugën e tij të përdorimit të substancave, ta fusin në një qendër detoksifikimi, në mënyrë të tillë që të shpëtojë ato pak vite që i kanë ngelur, ose në të kundërt ai e di shumë mirë që me sëmundjen e tij që ka, të azmës dhe të mushkërisë, përdorimi i këtyre substancave narkotike-sintetike do të shkatërrojë çdo ind dhe çdo nerv të mushkërive të tij dhe nuk më kthim mbrapa. Duke pasur parasysh që ky njeri i çmendur që tashmë ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë, duhet të kuptojë njëherë e mirë që duhet të tërhiqet. Nëse nuk tërhiqet ai, do ta tërheqin studentët shqiptarë, do ta tërheqin ato djem dhe ato vajza që segmentet e tij kriminale të policisë së shtetit i rrahën dhe i goditën. Sot, më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet kombëtar, por edhe prindëror sepse sot janë rrahur ata studentë, nesër do të rrihen fëmijët e tjerë.

Kryemadhi i bëri thirrje dhe Ministrit të Brendshëm të mos lejojë policinë të dhunojë studentët.

Kryemadhi: I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm si dhe si praktikant i Kishës Katolike që beson në Zot të mos lejojë policët të vendosin dorë mbi fëmijët e shqiptarëve, të besojë vërtetë në Zot, ashtu siç kërkojmë falje në kishë për mëkatet tona që bëjmë me fjalë, me vepra dhe me mendime, por edhe më lëshime, lëshime z. Lleshi janë që të mos veprosh ndaj këtyre kriminelëve që godasin fëmijët e shqiptarëve.

Kryetarja e LSI i bëri thirrje dhe rektoratit dhe dekanateve që të kenë kujdes me sjelljen e tyre, sepse siç tha ajo, sot ata mund të jenë bashkëpunëtorë të Edi Ramës, por nesër ato do të jenë viktimat e para të thertores së Edi Ramës.

EMISIONET